Një aksident komunikacioni në rrugën Manastir-Resnjë, pranë vendit të quajtur “Sleçishte”, ka rezultuar me vdekjen e dy personave, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Në aksident janë përfshirë dy automjete pasagjerësh: një Mercedes me targa të huaja, i drejtuar nga një 52-vjeçar banor i Manastirit me banim në Gjermani, dhe një Opel me targa të Ohrit, që transportonte dy persona të moshës 20 vjeç nga Ohri.
Sipas MPB-së, 52-vjeçari nga Manastiri ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa njëri nga personat e rinj në Opel ka ndërruar jetë më pas në Spitalin Klinik të Manastirit, si pasojë e plagëve të marra.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Flaka Media
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
19 Gusht, 2025 09:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.