Siljanovska Davkova tregon se çka i mungon Botës

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Shtator, 2026 21:32

Siljanovska Davkova tregon se çka i mungon Botës

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka bërë një deklaratë të fortë për gjendjen e botës, duke thënë se sot mungojnë ligji, drejtësia, morali dhe etika.

Në një takim me anëtaret e Këshillit për Sipërmarrjen e Grave në Manastir, Siljanovska-Davkova tha se me “idealizëm” nuk nënkupton utopinë, por respektimin e parimeve dhe vlerave themelore.

Sipas saj, bota po udhëhiqet gjithnjë e më shumë nga ajo që quhet realpolitikë, ndërsa pasojat e saj i cilësoi si “darvinizëm”.

“Mëkati nuk bëhet vetëm duke vepruar, por edhe me mosveprim, duke shikuar. Nesër dikush do të pyesë se ku ishit kur ndodhnin këto gjëra”, tha presidentja.

Duke folur për konfliktet dhe krizën globale, ajo përmendi luftën në Ukrainë, situatën në Gaza dhe tensionet në Ngushticën e Hormuzit. Sipas saj, pasojat e konflikteve nuk përfundojnë me përplasjet në terren, por lënë pasoja afatgjata te njerëzit dhe shoqëritë.

Siljanovska-Davkova vlerësoi se diplomacia kulturore dhe parandaluese duhet të ketë një rol më të madh në përpjekjet për tejkalimin e krizave.

“Diplomacia kulturore është më e frytshme, më e fortë dhe më humane se diplomacia tradicionale. Diplomacia paqësore ose parandaluese është më e mirë se diplomacia reaktive”, tha ajo.

Në takim u diskutua edhe për rolin e grave në shoqëri dhe sipërmarrje, si dhe për sfidat me të cilat përballen ato në një mjedis global gjithnjë e më kompleks.

Në takim morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski, dhe kryetari i Këshillit të Komunës, Bojan Bojkovski. Gazeta Flaka

69

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Shtator, 2026 21:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
69

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut