Një rast i rëndë i dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe përvetësim prone është denoncuar në Gostivar, duke ngritur shqetësime për sigurinë juridike të pronave në zonën e Vrapçishtit.
Sipas njoftimit zyrtar, më 24 mars 2026 në DPB Gostivar, shtetasja A.I. (58) nga Vrapçishti ka raportuar një rast të veprës penale “falsifikim i dokumenteve”. Ajo pretendon se gjatë vitit 2018, personi me inicialet T.A., duke përdorur dokumentacion të falsifikuar, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme një pronë prej 1.500 metrash katrorë, e cila ishte në pronësi të nënës së saj tashmë të ndjerë.
Sipas denoncimit, pas kalimit të pronës në emrin e tij, i dyshuari e ka shitur atë më tej tek persona të tretë, duke përfituar në mënyrë të paligjshme.
Autoritetet bëjnë të ditur se janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe dokumentimin e të gjitha rrethanave, ndërsa pritet që hetimet të përcaktojnë përgjegjësitë ligjore të personave të përfshirë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
25 Mars, 2026 17:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.