Skandal në Parkun Kombëtar të Mavrovës: Tre zyrtarë të denoncuar për keqpërdorim
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj tre zyrtarëve, përfshirë drejtorin e Parkut Kombëtar të Mavrovës, për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe punë të pandërgjegjshme në detyrë. Ata dyshohen se i kanë shkaktuar dëme financiare ndërmarrjes publike në vlerë prej 3 milionë denarësh.
Sipas njoftimit zyrtar, kallëzimi penal është ngritur kundër:
- H.I. (40) nga komuna e Mavrovës dhe Rostushës, drejtor i IP “Parku Kombëtar i Mavrovës”,
- G.A. (44) nga fshati Niqiforovë, udhëheqës i Njësisë për përdorim të qëndrueshëm,
- A.B. (54) nga Gostivari, i punësuar në Ministrinë e Pylltarisë dhe Bujqësisë.
Hetimet kanë zbuluar se drejtori H.I. dhe A.B. janë dakorduar për prerje të paligjshme të druve, duke vepruar në kundërshtim me rregulloret mbi mbrojtjen e pyjeve. Ndërkohë, G.A. dyshohet se nuk ka kryer inspektimin e nevojshëm, duke lejuar që veprimtaria e paligjshme të vijojë pa u ndëshkuar.
Ky rast ngre shqetësime serioze për menaxhimin e resurseve natyrore dhe mbrojtjen e mjedisit në zonat e mbrojtura të vendit, veçanërisht në një nga parqet më të rëndësishëm natyrorë siç është Mavrova. Autoritetet kanë paralajmëruar hetime të mëtejshme dhe ndëshkime nëse provat konfirmojnë fajësinë e të dyshuarve. Flaka
















