Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përmes Njësisë Rajonale në Prizren, ka arrestuar një person me inicialet A.L., shtetas kosovar i lindur në vitin 1990, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” si dhe “detyrimi”.
Rasti u iniciua më 11 gusht 2025, pas një raportimi nga një banor i një fshati në Suharekë, i cili deklaroi se po kërcënohej dhe detyrohej nga i dyshuari për të paguar një borxh prej 21,000 euro, të cilin e kishte krijuar pas pjesëmarrjes në lojëra bixhozi rreth 9,000 euro tre vite më parë.
Sipas hetimeve, i dyshuari dyshohet se ka menaxhuar lojërat e fatit përmes adresave elektronike që operonin nga Zvicra dhe Kosova, ndërsa gjatë aksionit policor është sekuestruar një telefon mobil për ekzaminim të mëtejshëm.
Pas intervistimit në prezencë të mbrojtësit ligjor, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë penale dhe me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë për hetime të mëtejshme.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
12 Gusht, 2025 17:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.