Një 46-vjeçar nga fshati Debresh i Gostivarit është privuar nga liria pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 12 gusht 2026, rreth orës 18:30, në fshatin Debresh.
Zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë ndërmarrë veprime pas një raportimi të mëparshëm për rastin dhe rreth orës 18:50 kanë privuar nga liria personin me inicialet S.T. (46) nga Debreshi.
Sipas policisë, 46-vjeçari dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, i cili në atë moment ishte duke kryer detyrën zyrtare.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit do të dorëzohet kallëzimi përkatës, njofton MPB.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
13 Gusht, 2026 14:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.