Taravari: Katër pacintë janë në gjendje kritike | VIDEO

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Mars, 2025 11:29 Përditësuar

Taravari: Katër pacintë janë në gjendje kritike | VIDEO

Dy pacientë të lënduar nga zjarri në Koçan të cilët po trajtoheshin jashtë shtetit mbrëmë janë kthyer në vend, ndërsa gjatë ditës do të kthehen edhe pesë të tjerë, katër nga Spanja dhe një nga Greqia, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve që trajtohen jashtë vendit nga 115 do të ulet në 108, shkruan Alsat.

Ndërkaq, katër pacientë të cilët ndodhen jashtë shtetit për mjekim ende janë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

“Pacientët të cilët shërohen jashtë shtetit janë 113, të cilët janë në gjendje relativisht stabile , katër pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje kritike. Dje u kthyen dy pacientë, sot kthehen 5 pacientë tjerë. D.m.th jashtë shtetit sonte do të mbesin vetëm 108 pacientë që shërohen”, tha Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.

Të gjithë pacientët që do të kthehen në vend, do ti nënshtrohen një monitoringu 24 orësh nga mjekët vendas, dhe më pas do të lëshohen nga spitali.

Sa i përket numrit të pacientëve që po mjekohen në klinikat e vendit,  momentalisht është 23, pasi mbi 12 pacientë janë lëshuar për kurim shtëpiak. Katër pacientë ndodhen në Qendrën Klinike, gjashtë në spitalin e vjetër të qytetit, 9 pacientë janë në Klinikën “8 Shtatori” dhe katër pacientë të tjerë janë në klinikat private të vendit.

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Mars, 2025 11:29 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?