Të shtëna me armë në Kombinat – policia identifikon autorin

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Gusht, 2025 13:39

Të shtëna me armë në Kombinat – policia identifikon autorin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot rreth orës 12:10 në rrugën “Petraq Leka” në zonën e Kombinatit, Tiranë. Sipas burimeve zyrtare, pas një konflikti të çastit për motive ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti në lëvizje, me të cilin po udhëtonte shtetasi E. K., 37 vjeç.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 6 kanë identifikuar autorin e dyshuar, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen publike për shkak të vijimit të hetimeve.

Policia po punon intensivisht për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe kapjen e autorit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të lidhet me konflikte të mëparshme mes palëve.

Flaka

93
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Gusht, 2025 13:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
93
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?