Një rast i të shtënave me armë zjarri është raportuar mbrëmë në fshatin Neproshten të Tetovës.
Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 22:25, një 53-vjeçar nga ky fshat ka denoncuar në Stacionin Policor Tearcë se, derisa ishte ulur në oborrin e shtëpisë së tij, ka dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.
Pas të shtënave, ai ka vërejtur se dy projektilë kishin përfunduar në gardhin e oborrit të shtëpisë së tij. Fatmirësisht, nga incidenti nuk ka persona të lënduar.
Policia ka kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
21 Korrik, 2026 16:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.