Të shtëna në Batincë: Një person plagoset dhe dërgohet në spital – priten detaje nga MPB

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Korrik, 2025 12:13 Përditësuar

Të shtëna në Batincë: Një person plagoset dhe dërgohet në spital – priten detaje nga MPB

Të shtëna armësh shqetësuan këtë mëngjes banorët e fshatit Batincë, në afërsi të Shkupit, mëson portali Skopje1. Sipas informacioneve të para, si pasojë e incidentit, një person është plagosur dhe është transportuar me urgjencë në një qendër spitalore për trajtim mjekësor.

“Një person është plagosur nga të shtënat dhe është dërguar në spital. Priten informacione shtesë nga organet hetimore”, raportoi Skopje1, duke cituar burime nga terreni.

Për momentin nuk dihet nëse autori i të shtënave është identifikuar apo arrestuar. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillon hetime intensive për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.

Ky incident i fundit vjen vetëm një vit pas një rasti të ngjashëm tragjik që ndodhi po në këtë fshat, ku një person mbeti i vrarë.

Ministria e Punëve të Brendshme pritet të dalë me informacion zyrtar gjatë ditës së sotme.

Flaka do të përcjellë zhvillimet e mëtejshme.

91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Korrik, 2025 12:13 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?