Tentativë sulmi me thikë në Gostivar, dy persona të arrestuar

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Maj, 2026 21:40

Tentativë sulmi me thikë në Gostivar, dy persona të arrestuar

Dy persona janë arrestuar nga policia në Gostivar pas një incidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 18.05.2026.

Sipas njoftimit zyrtar, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor në Gostivar kanë privuar nga liria S.SH. (47) dhe SH.SH. (27), të dy nga Gostivari, pasi dyshohet se pas një debati paraprak kanë tentuar të sulmojnë dy persona me një send të mprehtë dhe të fortë.

Viktimat e rastit janë L.M. (21) nga Prilepi, me qëndrim në Gostivar, dhe H.B. nga Gostivari. Gjatë kontrollit, tek njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe sekuestruar një thikë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se pas testimit të alkoolit, S.SH. ka rezultuar me 2.37 promilë alkool në gjak, ndërsa SH.SH. me 1.20 promilë.

Të dy janë ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.

Flaka

329
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Maj, 2026 21:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
329
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?