Tentativë vrasjeje në Gjevgjeli, arrestohen dy persona
Një ngjarje e rëndë është parandaluar sot në Gjevgjeli, ku policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për tentativë vrasjeje ndaj një vajze 25-vjeçare.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), rasti është raportuar rreth orës 14:42, kur e reja M.P. ka lajmëruar policinë se ish-partneri i saj, J.G., i cili ndodhej me leje nga një institucion ndëshkues, së bashku me L.G., kishin trokitur në derën e saj, e kishin kërcënuar dhe ajo kishte dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Policia ka reaguar menjëherë, duke arritur në vendngjarje dhe duke kontrolluar personat e dyshuar. Gjatë kontrollit është gjetur një armë pa kornizë e fshehur në dollapin e këpucëve. Po ashtu, gjatë testimit me alkoolmetër, është konstatuar se L.G. kishte 3.3 promil alkool në gjak.
Të dy personat janë privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen akuza sipas nenit 386 të Kodit Penal, që parashikon dënime të rënda për veprën penale të tentativës së vrasjes.
Ky rast ka shkaktuar shqetësim të madh në opinionin publik, duke rikthyer vëmendjen te çështja e sigurisë së grave dhe mbrojtjes së tyre nga dhuna e ish-partnerëve.
Flaka
















