Një 28-vjeçar nga Tetova është arrestuar nga policia, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht dy anëtarë të familjes së tij pas një mosmarrëveshjeje familjare.
Sipas njoftimit të SPB Tetovë, i dyshuari F.A. (28) është privuar nga liria më 30 qershor, rreth orës 20:10, në rrugën “146” në Tetovë.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më herët, rreth orës 16:30, në shtëpinë familjare, pas një debati verbal mes nënës së tyre dhe bashkëshortes së vëllait të tij, N.A.
Sipas kallëzimit, F.A. fillimisht ka sulmuar fizikisht kunatën e tij, duke e goditur me grusht dhe duke e tërhequr për flokësh. Kur vëllai i tij, Sh.A. (35), ka ndërhyrë për të ndarë situatën, ai është sulmuar edhe vetë.
Policia bën të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të parashtrohet kallëzimi përkatës penal.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
1 Korrik, 2026 13:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.