Tetovë: 32-vjeçari arrestohet, dyshohet se kërcënoi prindërit me thikë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 6 Gusht, 2026 13:46

Tetovë: 32-vjeçari arrestohet, dyshohet se kërcënoi prindërit me thikë

Një rast i rëndë i dhunës në familje është regjistruar në Tetovë, ku policia ka arrestuar një 32-vjeçar, i dyshuar se për një periudhë të gjatë ka ushtruar presion dhe ka kërcënuar prindërit e tij.

Sipas informacioneve nga policia, bëhet fjalë për personin me inicialet V.M. (32), i cili dyshohet se në vazhdimësi i ka kërcënuar familjarët e tij me një mjet të mprehtë.

Rasti është përshkallëzuar më 3 gusht, kur pas një mosmarrëveshjeje për para, i dyshuari dyshohet se ka dëmtuar mobiliet në shtëpi dhe ka tentuar të sulmojë me thikë babanë e tij 61-vjeçar.

Policia ka ndërhyrë dhe e ka ndaluar personin në stacionin policor, ndërsa ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën përkatëse.

Flaka

90

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 6 Gusht, 2026 13:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
90

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut