Tetovë: Kallëzim penal ndaj një personi nga Bojana për mashtrim

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Nëntor, 2025 18:32

Tetovë: Kallëzim penal ndaj një personi nga Bojana për mashtrim

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka parashtruar kallëzim penal ndaj një 41-vjeçari nga fshati Bojanë i Shkupit, i identifikuar si N.Z., i cili dyshohet për veprën penale “Mashtrim”.

Sipas njoftimit të MPB-së, gjatë muajit maj 2025, i denoncuari është paraqitur rrejshëm si punonjës gjykate dhe ka mashtruar një person duke i premtuar se, kundrejt një shume të caktuar parash, do të ndihmonte në lirimin e djalit të tij nga paraburgimi.

Në tre raste të ndryshme, viktima i ka dorëzuar gjithsej 7.750 euro, por marrëveshja nuk është përmbushur. Pas denoncimit, ndaj N.Z. është ngritur padi penale dhe rasti do të trajtohet nga organet kompetente.

Ky është një rast që ngre shqetësime mbi mashtrimet e ngjashme, ku individë paraqiten si zyrtarë për të përfituar financiarisht nga situatat e vështira të qytetarëve.

Flaka

91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Nëntor, 2025 18:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?