Policia e Tetovës ka ndaluar 12 shtetas të Republikës së Bullgarisë gjatë një aksioni kontrolli të zhvilluar në një objekt ndërtimi në qytet.
Sipas njoftimit të SPB Tetovë, ngjarja ka ndodhur më 24.06.2026 rreth orës 15:15 në një kantier në rrugën Todor Cipovski Merxhan, ku policia ka hasur 12 persona të moshës 34 deri 66 vjeç, të cilët po kryenin punë ndërtimore.
Autoritetet kanë bërë të ditur se personat janë konstatuar me qëndrim të parregullt dhe të paparaqitur në zonë. Ata janë shoqëruar në Stacionin Policor të Tetovë për procedura të mëtejshme dhe ndaj tyre pritet të ngriten parashtresa sipas Ligjit për të huajt.
Hetimet dhe procedurat administrative po vazhdojnë nga autoritetet kompetente.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
25 Qershor, 2026 17:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.