Një 18-vjeçar nga Tetovë ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga disa persona në parkingun e një qendre tregtare në qytet.
Sipas njoftimit, rasti është raportuar më 21.03.2026 rreth orës 20:30, ndërsa ngjarja ka ndodhur një ditë më parë. Policia po ndërmerr masa për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit.
Ndërkohë, një tjetër incident është regjistruar në Gostivar, në vendin e njohur si “Udhëkryqi i Stollarëve”, ku është arrestuar B.B. (48) nga fshati Reçicë e Madhe.
Sipas policisë, ai nuk ka respektuar semaforin me automjetin e tij “Mercedes”, ndërsa pas ndalimit dhe legjitimimit ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
Autoritetet bëjnë të ditur se po merren masa për dokumentimin e plotë të rastit dhe ngritjen e kallëzimeve përkatëse.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
22 Mars, 2026 22:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.