Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gostivarin, ku një vajzë 14-vjeçare ka humbur jetën pasi ra nga një luhatëse në parkun e qytetit.
Sipas informacioneve zyrtare, rasti është raportuar më 9 korrik 2026, rreth orës 20:20, kur nga Qendra Mjekësore e Gostivarit është njoftuar policia se një e mitur ishte sjellë në spital pa shenja jete.
Sipas të dhënave fillestare, 14-vjeçarja kishte pësuar lëndime pasi kishte rënë nga luhatësja në parkun e Gostivarit. Ajo u transportua me urgjencë në Qendrën Mjekësore të Gostivarit, ku mjeku kujdestar në orën 20:55 konstatoi vdekjen e saj.
Për rastin është njoftuar prokurori publik, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion, ndërsa autoritetet po hetojnë të gjitha rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
10 Korrik, 2026 14:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.