Tragjedi në Greqi – 4-vjeçarja shqiptare mbytet në pishinë, arrestohen familjarët

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Gusht, 2025 13:40

Tragjedi në Greqi – 4-vjeçarja shqiptare mbytet në pishinë, arrestohen familjarët

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin grek të Paxos, ku një vajzë 4-vjeçare shqiptare humbi jetën pasi u mbyt në pishinën e një vile pranë shtëpisë ku jetonte me familjen.

Sipas autoriteteve, kërkimet për vogëlushen nisën rreth orës 16:00 të së premtes dhe zgjatën rreth 50 minuta, derisa ajo u gjet pa shenja jete nga kuzhinieri i vilës. Pavarësisht përpjekjeve të policisë dhe ekipeve mjekësore për ta ringjallur me CPR dhe oksigjen, fëmija nuk reagoi.

Kryetari i bashkisë së Paxos, Spyros Vlachopoulos, deklaroi se prindërit nuk e kishin kuptuar që vajza kishte dalë nga shtëpia. “Ajo shkoi atje për të luajtur… pjesa tjetër është e trishtueshme,” u shpreh ai.

Drejtori i Qendrës Shëndetësore, Michalis Kantas, tha se përpjekjet për shpëtimin e saj zgjatën rreth tre të katërtat e një ore, por pa sukses. Vogëlushja do të festonte ditëlindjen më 26 gusht.

Prokuroria ka ngritur kallëzim penal ndaj nënës, babait dhe gjyshit për ekspozim të një të mituri ndaj rrezikut, pasi në momentin e zhdukjes ata ndodheshin në shtëpi dhe flinin.

Ngjarja ka tronditur jo vetëm komunitetin lokal, por edhe opinionin publik shqiptar dhe grek, duke hapur debat mbi kujdesin prindëror dhe sigurinë e fëmijëve.

Flaka

93
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Gusht, 2025 13:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
93
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?