Tragjedi në Istog – gjendet i vdekur në veturë një person në Çerkolez

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Gusht, 2025 17:51

Tragjedi në Istog – gjendet i vdekur në veturë një person në Çerkolez

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:40 në drejtim të fshatit Çerkolez, në komunën e Istogut, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, policia ka marrë informacionin dhe ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me autoambulancën. Mjeku që ishte prezent konstatoi vdekjen e personit, ndërsa prokuroria është njoftuar dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore dhe autoambulanca, ku mjeku ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Në ndërkohë është njoftuar edhe prokuroria ku ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin”, – tha Gashi.

Identiteti i viktimës nuk është bërë publik ende, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbuluar shkaqet e vdekjes. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, dhe pritet që hetimet të japin më shumë detaje në orët në vijim.

Flaka

92
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Gusht, 2025 17:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
92
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?