Tragjedi në Kërçovë: 37-vjeçari gjendet i pajetë pas zjarrit në banesë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Korrik, 2026 19:18

Tragjedi në Kërçovë: 37-vjeçari gjendet i pajetë pas zjarrit në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kërçovë, ku një 37-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një apartament.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dje rreth orës 18:55, Stacioni Rajonal i Policisë në Kërçovë është njoftuar nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve se kishte shpërthyer zjarr në një apartament në rrugën “4 Korriku”.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, flakët janë lokalizuar dhe shuar, ndërsa gjatë kontrollit në banesë është gjetur trupi i pajetë dhe i djegur i S.S. (37) nga Kërçova.

Vdekja e tij është konstatuar nga një mjek i shërbimit të urgjencës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori publik dhe ekipet e Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Kërçovës, të cilët kanë kryer këqyrjen për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në shpërthimin e zjarrit dhe vdekjen e 37-vjeçarit.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.

Flaka

393
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Korrik, 2026 19:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
393
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?