Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Lezhës këtë të premte. Rreth orës 13:40, një telefonatë alarmante është marrë në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Lezhë, ku një qytetar raportoi për zhdukjen e shokut të tij gjatë peshkimit në lumin Mat.
Sipas burimeve zyrtare, shtetasi Dede Qoku, rreth 60 vjeç, dyshohet se është mbytur në ujërat e lumit, pasi ishte futur për të hedhur rrjetat e peshkimit në afërsi të Urës së Zogut. Pas zhdukjes së tij, shoku i Qokut njoftoi menjëherë autoritetet.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet intensive për gjetjen e trupit të peshkatarit. Ndërkohë, pritet ndërhyrja e ekipit të palombarëve të RENEA-s për të vijuar kërkimet në thellësi të lumit.
Grupi hetimor ndodhet gjithashtu në terren dhe po punon për të sqaruar rrethanat e incidentit. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën për të mos penguar operacionin e kërkimit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
1 Gusht, 2025 16:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.