Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Kurbin këtë mesditë, ku dy 16-vjeçarë kanë hyrë për t’u larë në lagunën e Patokut, duke kaluar përmes kanalit që e lidh atë me detin. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, dyshohet se rrjedha e ujit i ka marrë, duke rrezikuar jetën e tyre.
Njëri prej të miturve është nxjerrë nga uji dhe është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa për bashkëmoshatarin e tij dyshohet se është mbytur, pasi trupi nuk është gjetur ende.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, Policia Kufitare, si dhe është kërkuar ndërhyrja e polumbarëve të RENEA-s për të ndihmuar në kërkimin dhe gjetjen e trupit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal në zonat ujore, sidomos në laguna dhe kanale me rrjedhje të fortë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
24 Korrik, 2025 17:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.