Tragjedi në Podbregjë të Tetovës – 84-vjeçari humb jetën nga rrëzimi i drurit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Shtator, 2025 15:18

Tragjedi në Podbregjë të Tetovës – 84-vjeçari humb jetën nga rrëzimi i drurit

Një ngjarje tragjike është raportuar më 13 shtator 2025, rreth orës 12:05, në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë. Në afërsi të fshatit Podbregjë të Tetovës, është gjetur trupi i pajetë i një 84-vjeçari me inicialet M.S. nga Tetova.

Sipas informacioneve zyrtare, viktima kishte qenë duke prerë dru në arën e tij, kur një trung i madh i është rrëzuar mbi trup. Për pasojë, ai ka pësuar lëndime të rënda, të cilat kanë rezultuar fatale. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen në vendngjarje.

Në prani të prokurorit publik dhe mjekësisë ligjore, një ekip i SPB Tetovë ka kryer kqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e plotë të rastit.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë punës me mjete të rënda dhe prerjes së druve, sidomos në terrene të rrezikshme.

Flaka

92
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Shtator, 2025 15:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
92
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?