Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në oborrin e Spitalit Rajonal të Prizrenit, ku një 29-vjeçar ka ndërruar jetë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Sipas Policisë së Kosovës, viktima me inicialet L.K., banues në Prizren, ishte hospitalizuar në këtë institucion që nga data 23 korrik 2025.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se vdekja ka ndodhur në hapësirat e jashtme të spitalit, përkundër përpjekjeve për ndihmë mjekësore.
“Gjendja shëndetësore e personit është përkeqësuar derisa ndodhej në oborrin e Spitalit dhe, përkundër përpjekjeve për ndihmë mjekësore, ai ka vdekur,” tha Bytyqi.
Njësitet relevante të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe hetimet janë në vazhdim.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
24 Korrik, 2025 21:57 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.