Tragjedi në Ujman – vazhdojnë kërkimet për personin e zhdukur në liqen

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 27 Korrik, 2025 23:33

Tragjedi në Ujman – vazhdojnë kërkimet për personin e zhdukur në liqen

Policia e Kosovës ka konfirmuar se kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur në liqenin e Ujmanit po vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes. Ngjarja e rëndë është raportuar pas orës 14:00, kur një person, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik, ka kërcyer në liqen dhe nuk është parë më.

Shefi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, ka deklaruar se njësitë policore dhe ekipet e kërkim-shpëtimit janë në terren, duke zhvilluar operacione intensive për lokalizimin e personit të zhdukur. Deri më tani, nuk ka rezultat konkret, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta.

Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes dhe bashkëpunim nga qytetarët që ndodhen në zonë, ndërsa zhytësit po punojnë në thellësi mbi 20 metra për të gjetur trupin e mundshëm të viktimës.

Flaka

91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 27 Korrik, 2025 23:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?