Tragjedia në Çair të Shkupit: I riu nuk u mbijetoi plagëve të rënda

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Maj, 2026 18:57 Përditësuar

Tragjedia në Çair të Shkupit: I riu nuk u mbijetoi plagëve të rënda

Një 19-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë në Shkup, në kryqëzimin mes bulevardit “Nikolla Karev” dhe rrugës “Prohor Pçinski”.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, aksidenti është raportuar në orën 22:21 dhe në të janë përfshirë një automjet i tipit “Audi A4”, i drejtuar nga N.H. (31) nga Vizbegu, si dhe dy motoçikleta, “BMW” e drejtuar nga M.F. (19) dhe “Honda X-ADV” e drejtuar nga N.B. (21), të dy nga Shkupi.

Si pasojë e përplasjes së rëndë, 19-vjeçari M.F. ka pësuar lëndime kritike dhe është transportuar me urgjencë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku më pas ka ndërruar jetë.

MPB njoftoi se me urdhër të prokurorit publik, shoferi i automjetit “Audi”, N.H., është privuar nga liria, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Në vendngjarje, motoçikleta e të riut ka pësuar dëmtime të mëdha, ndërsa pamje nga aksidenti janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale, duke treguar përmasat e përplasjes së rëndë. Në aksident ka qenë i përfshirë edhe një motoçikletë e dytë, drejtuesi i së cilës ka shpëtuar me lëndime më të lehta. Gazeta Flaka

99
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Maj, 2026 18:57 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
99
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?