Tre drejtues automjetesh arrestohen për vozitje nën ndikim të alkoolit
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se brenda natës së kaluar (20.07.2025), në tre rajone të ndryshme të vendit – Kumanovë, Tetovë dhe Ohër – janë arrestuar tre drejtues automjetesh për shkak të vozitjes së pakontrolluar nën ndikim të alkoolit, vepër e parashikuar në nenin 297-a të Kodit Penal të RMV-së.
“Sot (20.07.) në orën 00:07 në afërsi të fshatit Mllado Nagoriçanë, policia ka ndaluar A.T. (41) nga fshati Jaçincë, Kumanovë. Ai drejtonte veturën ‘Mercedes’ me targa të Kumanovës dhe gjatë kontrollit iu konstatua prezencë e alkoolit në nivel prej 1.92 promilë,” njoftoi MPB. Ai u përjashtua menjëherë nga qarkullimi dhe u ndalua në stacionin policor.
Më pas, në orën 00:30 në rrugën “Zhivko Brajkoski” në Gostivar, policia ndaloi N.M. (54) nga Gostivari, i cili drejtonte një veturë “Citroën” me targa të Shkupit. “Gjatë kontrollit, i njëjti rezultoi me 1.77 promilë alkool në gjak,” bëjnë të ditur nga MPB.
Rasti i tretë është regjistruar në Ohër, në orën 01:40, në rrugën “Partizanska”. “Policët ndaluan M.H. (21) nga Shkupi, i cili drejtonte veturën ‘Audi’ me targa të Shkupit. Tek ai u konstatua prezencë e 1.78 promilë alkool,” thuhet në njoftim.
MPB konfirmon se të gjithë drejtuesit janë përjashtuar nga komunikacioni dhe janë ndaluar për procedurë të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngritet kallëzim penal për veprën “vozitje e pakontrolluar e automjetit” sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Flaka
















