Tre fëmijë gjenden pa ndjenja në Kumanovë, dyshohet helmim nga nuhatja e ngjitësit

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Qershor, 2026 11:51 Përditësuar

Tre fëmijë gjenden pa ndjenja në Kumanovë, dyshohet helmim nga nuhatja e ngjitësit

Tre fëmijë të mitur – një vajzë 15-vjeçare dhe dy vëllezërit e saj 12 dhe 9 vjeç – janë gjetur pa ndjenja në rrugën “Profesor Mijallkoviq” në Kumanovë.

Sipas Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, rasti është raportuar dje rreth orës 10:40. Dyshohet se gjendja e tyre është shkaktuar nga thithja e ngjitësit, ndërsa rrethanat e sakta ende po hetohen.

Fëmijët janë transportuar menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe rrethanave që çuan në ngjarje. Gazeta Flaka

3
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Qershor, 2026 11:51 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
3
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?