U shty seanca për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Ljupço Kocevski

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Mars, 2025 12:51

U shty seanca për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Ljupço Kocevski

Këshilli i prokurorëve publikë e shtyu seancën në të cilën duhej të shqyrtohej propozimi i Qeverisë për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Ljupço Kocevski. Për shkak të mungesës së tre prokurorëve, seanca nuk u mbajt, ndërsa kryetarja e Këshillit, Dushica Dimitrievska, tha se prokurorët mungonin për arsye shëndetësore dhe familjare.

Këshilli, në seancë të ardhshme, e cila duhet të caktohet më vonë, duhet të japë mendimin e tij nëse dhe çfarë shkeljeje disiplinore ka bërë Kocevski, ndërsa afati për përgjigje, sipas ligjit, skadon më 3 prill. Megjithatë, pavarësisht nëse Këshilli do të japë një mendim pozitiv apo negativ, për shkarkimin e Kocevskit do të vendosin deputetët, të cilët mund ta shkarkojnë atë me 61 vota pro.

Dje, kryeministri tha se procedura për shkarkimin e tij do të pezullohet deri në përfundimin e hetimeve për zjarrin në Koçan, ku humbën jetën 59 persona.

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Mars, 2025 12:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media