Valë arrestimesh dhe sanksionesh në Pollog: Droga, dhuna dhe shkeljet rrugore në fokus

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Korrik, 2025 11:15

Valë arrestimesh dhe sanksionesh në Pollog: Droga, dhuna dhe shkeljet rrugore në fokus

Në periudhën 17-18 korrik 2025, Policia e Maqedonisë së Veriut në rajonin e Pollogut ka ndërmarrë një sërë veprimesh policore dhe hetimore, duke rezultuar me arrestimin dhe ndalimin e disa personave dhe sanksionimin e shumë shoferëve për shkelje të ndryshme, transmeton Flaka

  • Më 17.07.2025 rreth orës 19:15, punonjësit e policisë së DPB Gostivar kanë privuar nga liria M.F. (38) nga Gostivari, pasi tek ai është gjetur dhe konfiskuar substancë e bardhë pluhur. Ai është ndaluar për procedura të mëtejshme dhe do të ngrihet parashtresë përkatëse.
  • Në orën 23:35 të së njëjtës ditë, është ndaluar edhe H.U. (31) nga Gostivari për arsye të njëjta, pasi iu gjet dhe iu konfiskua substancë e bardhë pluhur.
  • Më 18.07.2025 në orën 03:35 në rrugën rajonale Tetovë-Zhelinë, pranë “Mbikalimit të Treboshit”, policia e SPB Tetovë ndaloi A.E. (23) nga Dobroshti dhe D.M. (25) nga Norvegjia, në automjetin “Opel Corsa” me targa të Shkupit. Gjatë kontrollit u gjetën nëntë pako me marihuanë, të cilat u konfiskuan. Kundër tyre do të ngritet parashtresë.
  • Më 17.07.2025 rreth orës 20:50 në Mavrovë, është arrestuar N.S. (37) nga Gostivari për prishje të rendit dhe qetësisë publike në një objekt hotelerik me sjellje agresive ndaj familjes së tij.
  • Në orën 05:30 më 18.07.2025 në fshatin Xhepçisht të Tetovës, është arrestuar S.M. (33) nga fshati Xhepçisht, pasi tek ai është gjetur një vajzë 13-vjeçare e cila ishte denoncuar si e humbur. Rasti u referua Prokurorisë Publike dhe Qendrës për Punë Sociale Tetovë, dhe kundër tij do të bëhet kallëzim sipas nenit 190-a të Kodit Penal.
  • Në SPB Tetovë më 17.07.2025 është denoncuar një mashtrim i 74-vjeçarit nga një fshat i Tetovës, ku i ishte marrë 100 euro me premtimin e një pune në Fondin e Shëndetësisë, por premtimi nuk u realizua dhe personi nuk i përgjigjej telefonit. Policia po punon për zbardhjen e rastit.
  • Po më 17.07.2025 në SPB Tetovë është raportuar për një 12-vjeçar i lënduar nga goditje elektrike pranë një transformatori në fshatin Sedllarevë. Po kryhen hetime për ngjarjen.
  • Në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar më 17.07.2025, automjeti “BMW” me targa zvicerane, i drejtuar nga Xh.I. (33) nga Forina, ka goditur një këmbësor të mitur, i cili pësoi lëndime të rënda trupore. Policia po heton ngjarjen.
  • Gjatë ditës së 17 korrikut, në rajonin e SPB Tetovë janë kryer kontrolle të shumta të automjeteve dhe shoferëve, ku janë zbuluar dhe sanksionuar 56 shoferë për parkim të parregullt, si dhe 44 shkelje të tjera në komunikacion.

Këto veprime policore dëshmojnë për angazhimin e institucioneve në parandalimin e krimit dhe ruajtjen e sigurisë publike në rajonin e Pollogut. Flaka

91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Korrik, 2025 11:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?