Vdekje e dyshimtë në Spitalin Klinik të Tetovës – familjarët akuzojnë për neglizhencë mjekësore

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Gusht, 2025 16:22 Përditësuar

Vdekje e dyshimtë në Spitalin Klinik të Tetovës – familjarët akuzojnë për neglizhencë mjekësore

Një 30-vjeçare nga fshati Kopanicë e Tetovës ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit së sotëm në Repartin Infektiv të Spitalit Klinik të Tetovës, vetëm pak orë pasi ishte shtruar për trajtim.

Sipas informacioneve nga SPB-Tetovë, rasti është paraqitur nga J.S., familjar i viktimës, i cili ka raportuar se e ndjera S.S. ishte pranuar në spital një ditë më parë, më 9 gusht, rreth orës 19:00. Familjari ka pretenduar se asaj “nuk i është ofruar ndihma e duhur mjekësore”, çka, sipas tij, mund të ketë ndikuar në humbjen e jetës së saj rreth orës 03:20 të mëngjesit.

Menjëherë pas raportimit, punonjësit e policisë nga SPB-Tetovë kanë dalë në vendngjarje dhe, në koordinim me prokurorin publik, është formuar një ekip hetimor për të zbardhur rrethanat e rastit. Hetimi po zhvillohet në bashkëpunim me ekipin e specializuar të SPB-Tetovë, ndërsa pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Ky rast ka ngjallur shqetësim dhe reagime në opinion, duke rikthyer në vëmendje debatin për kushtet në institucionet shëndetësore dhe trajtimin e pacientëve. Autoritetet kanë paralajmëruar transparencë të plotë gjatë hetimit. Flaka Media

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Gusht, 2025 16:22 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?