Policia e Gostivarit ka arrestuar dy persona, një 15-vjeçar nga fshati Debresh dhe një 20-vjeçare me inicialet F.Xh. nga Gostivari, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje”.
Sipas informacioneve zyrtare, të dyshuarit janë kapur në manastirin “Shndërrimi i Krishtit”, teksa po merrnin para të vendosura mbi ikonat. Rasti është raportuar nga një 44-vjeçar nga Gostivari, pas së cilës policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Autoritetet bëjnë të ditur se paratë e marra janë kthyer nga të dyshuarit. Gjithashtu, nga analizimi i pamjeve të kamerave të sigurisë, ekzistojnë dyshime se të njëjtët persona kanë qenë të përfshirë edhe në një vjedhje të ngjashme të ndodhur më 30 maj të këtij viti.
Të dy personat janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse penale.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
15 Qershor, 2026 14:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.