Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot pasdite në autostradën Tetovë – Shkup, në afërsi të kryqëzimit “Veri”, ku si pasojë kanë humbur jetën tre persona dhe një tjetër është lënduar.
Sipas informacioneve zyrtare nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, ngjarja tragjike është raportuar rreth orës 15:45. Në aksident janë përfshirë një automjet i tipit “Opel Astra” me targa të Tetovës, i drejtuar nga T.I. (59) nga Tetova, dhe një autobus “Man” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Sh.D. (62), gjithashtu nga Tetova.
Fatkeqësisht, përveç shoferit të veturës, jetën e kanë humbur edhe dy pasagjerë: I.I. (55) dhe Z.M. (71), të tre nga Tetova. Ndërkohë, pasagjeri tjetër, R.I., ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet nën kujdes mjekësor në Spitalin Klinik të Tetovës.
Në vendngjarje janë duke u kryer hetimet, të cilat po i udhëheq Prokurori Publik kujdestar në bashkëpunim me Ekipin Inspektues të SPB Tetovë. Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura. Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
31 Korrik, 2025 22:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.