Vrasje tragjike para një kazinoje, ndalohen katër persona!

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Gusht, 2025 11:08

Vrasje tragjike para një kazinoje, ndalohen katër persona!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Kavadarit mëngjesin e sotëm, ku një burrë 43-vjeçar humbi jetën pas një përleshjeje të dhunshme para një kazinoje.

Nga Prokuroria Themelore Publike bëjnë të ditur se një prokuror ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer inspektimin, ndërkohë që janë mbledhur gjurmë dhe dëshmi. “Si pjesë e hetimeve, katër persona janë ndaluar fillimisht dhe është lëshuar urdhër për autopsinë e viktimës,” njoftojnë nga prokuroria.

Sipas mjekëve emergjentë, incidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur viktima ka pësuar lëndime të rënda në kokë. Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipit mjekësor, ai u gjet pa shenja jete.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave të saj vazhdojnë. Flaka Media

93
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Gusht, 2025 11:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
93
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?