Policia në Strumicë ka ngritur kallëzim penal kundër një gruaje 53-vjeçare, e dyshuar për veprën penale “zhvatje”.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), bëhet fjalë për J.T., e cila gjatë periudhës 2023–2025 dyshohet se ka shfrytëzuar gjendjen e rënduar financiare të disa qytetarëve nga Strumica, duke u dhënë atyre para në formë huaje.
Autoritetet bëjnë të ditur se e dyshuara ka kërkuar interesa jashtëzakonisht të larta, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme. Në një rast konkret, një person ka marrë hua disa herë nga ajo, por për shkak të pamundësisë për të shlyer interesin, është përballur me kërcënime për jetën e tij dhe të familjarëve të afërt.
Sipas policisë, më 26 shkurt 2026, e dyshuara është takuar me viktimën pranë shtëpisë së saj, ku gjatë ndërhyrjes së policisë është gjetur një kartëmonedhë prej 100 eurosh, e cila më parë ishte e përpunuar për qëllime hetimore.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa ndaj të dyshuarës pritet të ndërmerren procedura të mëtejshme ligjore.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
1 Prill, 2026 20:53 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.