Situata me zjarret në jug të Shqipërisë është përshkallëzuar ndjeshëm, teksa flakët që nisën nga Bashkia e Delvinës kanë përfshirë malin e Sopotit dhe tashmë janë shtrirë në territorin e Bashkisë Gjirokastër, duke kërcënuar qytetin e Gjirokastrës dhe fshatin Lazarat.
Era dhe thatësira kanë fuqizuar përhapjen e zjarrit, duke e bërë të vështirë kontrollin e flakëve. Forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës, të ndihmuara nga banorë të Lazaratit, po përballen me zjarrin në majat e Sopotit, por çdo minutë konsiderohet kritike.
Autoritetet lokale kanë bërë thirrje për kujdes maksimal dhe respektim të udhëzimeve për evakuim, ndërsa pritet ndërhyrje nga ajri për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
13 Gusht, 2025 17:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.