10 mënyra natyrale për të ulur presionin e lartë të gjakut
Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës dhe Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, pothuajse gjysma e amerikanëve jetojnë me presion të lartë të gjakut, i njohur gjithashtu si hipertension. Ky mund të shkaktohet nga faktorët e jetesës, gjenetika ose një kombinim i të dyjave. Nëse nuk trajtohet, hipertensioni mund të rrisë rrezikun për sulme të zemrës dhe probleme të tjera serioze shëndetësore.
Për ata që nuk mund ta ulin presionin natyralisht, shpesh kërkohet përdorimi i medikamenteve. Por, ekzistojnë edhe mënyra natyrale për ta kontrolluar tensionin e lartë të gjakut:
- Mbani një peshë trupore të shëndetshme
- Bëni vrap ose ushtrime fizike rregullisht
- Mos konsumoni shumë kripë
- Ndiqni një dietë të shëndetshme për zemrën
- Hani më pak dhe shmangni ushqimet e përpunuara
- Kontrolloni presionin e gjakut në shtëpi
- Ndaloni duhanin
- Mos konsumoni ushqime me shumë kalori
- Gjeni mënyra për relaksim dhe menaxhimin e stresit
- Bëni ushtrime për gjym dhe trupin
- Mos teproni me alkool dhe kafe
- Kaloni kohë jashtë për të marrë vitaminën D
- Flini mjaftueshëm çdo natë
Kombinimi i këtyre zakoneve të shëndetshme mund të ndihmojë në reduktimin e hipertensionit dhe të përmirësojë gjendjen e përgjithshme të zemrës.
Flaka
















