1001 raste me kollën e keqe në Maqedoninë e Veriut

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 19:51

1001 raste me kollën e keqe në Maqedoninë e Veriut

Në periudhën nga 2 deri më 8 gusht, janë paraqitur 20 raste të reja të kollës së mirë. Prej tyre katër persona janë hospitalizuar, theksohet në raportin më të ri të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), të publikuar pasdite.

“Përfundimisht me 8 gushtin, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 1001 raste të kollës së mirë, me incidencë nga 54,5/100.000 banorë. Kjo paraqet rritje të disafishtë të numrit të të sëmurëve në lidhje me periudhën e kaluar pesëvjeçare – 2019 deri  në vitin 2023, kur janë regjistruar gjithsej 10 raste”, shkruan në raport.

Nga numri i përgjithshëm i personave të sëmurë – 1001, tek 994 janë regjistruar simptoma, ndërsa sëmundja tek shtatë persona ka qenë në formë asimtpomatike.

“Nga numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara, 627 nuk kanë qenë të vaksinuar, nuk janë plotësisht të vaksinuar konform moshës ose nuk ka dëshmi për vaksinim. Nga rastet që janë komplet të vaksinuar – 278, mesatare nga koha e kaluar nga doza e fundit e vaksinës deri në sëmundje arrin 13 vjet”, shtohet në raport.

Nga 18 janari deri më 8 gusht, janë dhënë gjithsej 63.133 doza vaksina me komponenta kundër kollës së mirë.

Në qarkullim janë tre epidemi të paraqitura në nivel të territoreve në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Gusht, 2024 19:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?