Tërmet 5.1 ballë godet jugperëndimin e Greqisë, nuk raportohen dëme serioze

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2026 21:15

Tërmet 5.1 ballë godet jugperëndimin e Greqisë, nuk raportohen dëme serioze

Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e së dielës në zonën e Methonit, në jugperëndim të Greqisë.

Sipas të dhënave paraprake nga autoritetet sizmologjike greke, lëkundjet janë ndjerë në disa zona të rajonit të Mesenisë, por deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale.

Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas një serie tërmetesh të tjera që kanë prekur zona të ndryshme të vendit. Javën e kaluar, lëkundje me magnitudë mbi 5 ballë u regjistruan në zonën e Evias, duke u ndjerë edhe në Athinë dhe duke vënë në alarm autoritetet.

Ekspertët sizmologë po e monitorojnë nga afër aktivitetin në rajon, i cili konsiderohet një nga më aktivët në Europë për shkak të pozicionit të tij në kufijtë e pllakave tektonike.

Flaka

109
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2026 21:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
109
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?