Në pranga vëllai i Viktor Orbanit: Poligoni i qitjes u ndërtua me para të BE-së

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Nëntor, 2026 15:25

Në pranga vëllai i Viktor Orbanit: Poligoni i qitjes u ndërtua me para të BE-së

Áron Orbán, vëllai i ish-kryeministrit hungarez Viktor Orbán, është arrestuar nën akuzën për trafikim të qenieve njerëzore. Lajmi është bërë publik në rrjetet sociale nga kryeministri aktual i Hungarisë, Péter Magyar, i cili ka shpërndarë në Facebook artikullin e publikuar nga media Kontroll, në pronësi të vëllait të tij.

Policia hungareze kishte njoftuar më herët se disa persona ishin arrestuar në Budapest dhe në dy qytete të rajonit fqinj të Pestit, gjatë një operacioni të zhvilluar në kuadër të dy hetimeve penale në vijim.

Një prej kontrolleve është kryer në një pronë në Fotliget, jashtë Budapestit, e cila lidhet me Áron Orbán. “Po kryhen kontrolle në banesat e personave të përfshirë”, thuhet në njoftimin e policisë, e cila ka bërë të ditur se pasditen e sotme do të japë më shumë detaje mbi akuzat ndaj të arrestuarve.

Péter Magyar, konservatori proevropian që fitoi zgjedhjet majin e kaluar, kishte premtuar çmontimin e sistemit të pushtetit të ndërtuar nga paraardhësi i tij, i cili mbante qëndrime pro-ruse, si dhe luftën kundër korrupsionit që ka shoqëruar vendin gjatë viteve të qeverisjes së tij.

Deri më tani, tre ish-ministra ndodhen në burg, mes tyre edhe György Matolcsy, ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Orbán, i cili drejtoi Bankën Qendrore të Hungarisë për 12 vjet.

Burime pranë rrethit të afërt të vëllait të ish-kryeministrit kanë konfirmuar për mediat hungareze se operacioni është zhvilluar sot. Megjithatë, ende nuk dihet nëse vëllai më i vogël i Viktor Orbán është ndaluar nga autoritetet.

“Ky është një diversion për larjen e hesapeve. Ajo që po ndodh në Hungari nuk ka të bëjë me vendosjen e përgjegjësisë, por me larjen e hesapeve”, ka deklaruar Viktor Orbán, duke reaguar ndaj informacioneve të publikuara.

“Qëllimi i kësaj loje të pistë është eliminimi i kundërshtarëve politikë dhe vendosja e një sistemi njëpartiak. Objektivi jam unë. Vëllai im i vogël është thjesht një instrument”, ka shtuar ai.

31

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Nëntor, 2026 15:25
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
31

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“