91% e amvisërive kanë internet, qytetarët paralajmërojnë për përdorimin e tepruar

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Tetor, 2026 17:59

91% e amvisërive kanë internet, qytetarët paralajmërojnë për përdorimin e tepruar

Interneti është bërë pjesë e pandashme e jetës së qytetarëve në Maqedoninë e Veriut. Të dhënat statistikore tregojnë se rreth 94 për qind e popullsisë së moshës 15 deri në 74 vjeç e përdor internetin, ndërsa 82 për qind e shfrytëzojnë atë disa herë gjatë ditës.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, të cilave u referohet Alsat, përdorimi i internetit është bërë rutinë e përditshme për shumicën e qytetarëve. Megjithatë, disa prej tyre shprehin shqetësim për kohën e kaluar online dhe ndikimin që kjo mund të ketë në komunikimin dhe shoqërimin, veçanërisht te fëmijët dhe të rinjtë.

Qytetarët e anketuar nga Alsat pranojnë se interneti është i nevojshëm, por theksojnë se përdorimi i tepruar mund t’i largojë njerëzit nga komunikimi i drejtpërdrejtë.

“Fëmijët më nuk dinë të bisedojnë, vetëm shohin internet dhe ajo është kënaqësia kryesore”, u shpreh një qytetare, duke shprehur shqetësimin për kohën që fëmijët kalojnë në internet.

Një qytetar tjetër tha se preferon të kalojë kohë duke ecur dhe jo duke qëndruar gjatë në shtëpi para internetit. Sipas tij, të rinjtë duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi shoqërimit dhe aktiviteteve jashtë ekranit.

Edhe qytetarë të tjerë vlerësojnë se interneti duhet të përdoret sipas nevojës, duke theksuar rëndësinë e angazhimeve dhe aktiviteteve të tjera në jetën e përditshme.

Nëntë nga dhjetë amvisëri kanë qasje në internet

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave për tremujorin e parë të këtij viti tregojnë se 91 për qind e amvisërive në nivel shtetëror kanë qasje në internet.

Ndërkohë, rreth 94 për qind e popullsisë e përdorin internetin për telefonata, ndërsa afërsisht 89 për qind shkëmbejnë mesazhe përmes aplikacioneve që funksionojnë në internet.

Shifrat dëshmojnë se interneti ka një rol të rëndësishëm në komunikimin e përditshëm dhe në jetën familjare e shoqërore. Sfida mbetet përdorimi i tij në mënyrë të ekuilibruar, në mënyrë që komunikimi online të mos zëvendësojë plotësisht kontaktin e drejtpërdrejtë mes njerëzve.

Burimi: Alsat / Enti Shtetëror i Statistikave

62

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Tetor, 2026 17:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
62

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut