Arrestohet 49 vjeçari, kishte sulmuar në rrugë vozitësin e automjetit tjetër

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 11:30

Arrestohet 49 vjeçari, kishte sulmuar në rrugë vozitësin e automjetit tjetër

Me datë 04.04.2024 në ora 22:25 në rrugën rajonale Tetovë – Kodra e Diellit, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë arrestuar personin B.Z.(49) nga Tetova.

Njëzet minuta më parë është raportuar nga personi M.B. (42) nga Tetova se për shkak të keqkuptimit në komunikacion e ka sulmuar fizikisht, duke përdorur një send të mprehtë.

Personi është ndaluar në Komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës, njoftuan nga Policia. Flaka Media

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 11:30