Khloe Kardashian pozon në bikini të zeza, teksa tregon edhe stilin e ri të flokëve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 19:45

Khloe Kardashian pozon në bikini të zeza, teksa tregon edhe stilin e ri të flokëve

Khloe Kardashian së fundmi tronditi fansat duke i lyer flokët me një nuancë të theksuar të kuqe.

Këtë javë, 39-vjeçarja shfaqi me krenari pamjen e saj të re mahnitëse në një fushatë për “Fabletics”.

Ylli i “Hulu” tregoi fizikun e saj të jashtëzakonshëm duke veshur bikini sportive bardh e zi, shkruan DailyMail.

Ajo hipi në një ski jet dhe pozoi si një supermodele në fotosesionin mbresëlënës.

Në shumicën e imazheve, Khloe mbante një palë syze dielli elegante të errëta, të cilat e bënë më të vështirë njohjen e saj se zakonisht.

Fansat në rrjetet sociale u mahnitën me pamjen e mirë të yllit të realitetit, me një koment: “Absolutisht zjarr. Je mahnitëse brenda dhe jashtë vogëlushe”.

“Khloe ka pasur gjithmonë një stil të shkëlqyeshëm dhe një mentalitet të mrekullueshëm sipërmarrës”, tha një tjetër.

Ajo provoi një sërë pamjesh të ndryshme për xhirimin e “Fabletics”, duke përfshirë veshje aktive jeshile dhe një set elegant të zi. /Telegrafi/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 19:45