Liga e Parë, Sileksi – Gostivari hapin xhiron e 26-të

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 19:35

Liga e Parë, Sileksi – Gostivari hapin xhiron e 26-të

Fundjava do të sjell ndeshjet e xhiros së 26-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Këtë xhiro e hap takimin Sileksi – Gostivari që do të luhet nesër në Kratovë, duke nisur nga ora 15:00, përderisa pesë ndeshjet tjera do të zhvillohen të dielën.

Kampionët dhe liderët aktual, Struga Trim Lum do të luajnë në kryeqytet kundër Vardarit. Skuadra e Shkupit do të jetë mysafirë i Bregallnicës në Shtip, teksa Shkëndija do të luaj me Makedonija Gjorçe Petrovin. Voska Sport në këtë xhiro pret në Ohër Rabotniçkin, ndërsa në ndeshjen tjetër do të përballen Tikveshin me Brera Strumicën.

Të gjitha ndeshjet luhen në termin të njejtë, nga ora 15:00. /SHENJA/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 19:35