Lotaria Shtetërore demanton dezinformatat dhe të pavërtetat e plasura nga opozita shqiptare

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 13:20

Lotaria Shtetërore demanton dezinformatat dhe të pavërtetat e plasura nga opozita shqiptare

Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut demanton ashpër dezinformatat dhe të pavërtetat e plasura
nga opozita shqiptare për gjoja hapjen e procedurës tenderuese për 2 mijë aparate dhe 2 mijë karrige të reja për lojërat e fatit.

“Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut informon opinionin e gjerë se nuk ka pasur dhe nuk ka një
procedurë të tillë tenderuese, dhe se informacionet plasohen për qëllime politike dhe për të dëmtuar
imazhin e Lotarisë Shtetërore”, thonë nga atje.

Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut, vijon kumtesa, kërkon nga eksponenti i opozitës shqiptare që liferojë këto informacione në pres-konferencë me media, por edhe nga koalicioni i opozitës shqiptare që të kërkojnë falje për informacionet e pavërteta të plasuar në opinion, ndryshe do te përballen me padi për shpifje dhe dëmtim të qëllimshëm te imazhit.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 13:20