LSDM: Në dokumentet nga plani operativ i VMRO-DPMNE-së është edhe kryetari i KSHZ-së, Dashtevski

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 20:57

LSDM: Në dokumentet nga plani operativ i VMRO-DPMNE-së është edhe kryetari i KSHZ-së, Dashtevski

“Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, është renditur si person përgjegjës, së bashku me personat e tjerë, për votuesit e pavendosur, duke siguruar listën zgjedhore. Sipas të gjitha rregullave ligjore, kryetari i KSHZ-së nuk mund dhe nuk guxon të marrë pjesë në aktivitete partiake dhe nuk ka të drejtë të ndërhyjë në aktivitetet parazgjedhore të asnjë partie”, tha sot në një konferencë për media deputetja e LSDM-së, Daniella Nikollova, duke shtuar se presin përgjigje nga kryetari i KSHZ-së, përcjell FLAKA.

Nga ana tjetër, nga VMRO-DPMNE thonë se bëhet fjalë për dokumente të rreme të publikuara nga LSDM-ja dhe njoftuan se gjatë ditës së nesërme do ta zbulojnë gjithë skemën e falsifikimit të lajmeve dhe dokumenteve të rreme nga partia në pushtet.

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) edhe sot ka vazhduar të prezantojë detaje të reja për, siç thonë partia, skandalin që tregon se kundërshtari i tyre politik VMRO-DPMNE ka përgatitur plan operativ për shpërndarjen e lajmeve të rreme dhe aktivitete të tjera të dyshimta parazgjedhore.

Deputetja e LSDM-së në Kuvend, Daniella Nikollova, në një konferencë për media tha se skandali me anketa të rreme dhe dokumente nga plani operativ i VMRO-DPMNE-së hap një aspekt tjetër, të lidhur drejtpërdrejt me procesin zgjedhor, në të cilin emri i paraqitet kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Aleksandar Dashtevski.

Sipas dokumentit të publikuar sot nga LSDM-ja, emri i Aleksandar Dashtevskit figuron si përgjegjës për sigurimin e listës zgjedhore.

“Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, është renditur si person përgjegjës, së bashku me personat e tjerë, për votuesit e pavendosur, duke siguruar listën zgjedhore. Sipas të gjitha rregullave ligjore, kryetari i KSHZ-së nuk mund dhe nuk guxon të marrë pjesë në aktivitete partiake dhe nuk ka të drejtë të ndërhyjë në aktivitetet parazgjedhore të asnjë partie”, tha Nikollova në konferencën për media.

Ajo shtoi se akuzat tregojnë për dyshim të bazuar për vepër penale dhe se partia pret përgjigje nga kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

Në anën tjetër, nga VMRO-DPMNE thonë se bëhet fjalë për dokumente të rreme të publikuara nga LSDM-ja dhe kanë paralajmëruar se gjatë ditës së nesërme do ta zbulojnë tërë skemën e falsifikimit të lajmeve dhe dokumenteve të rreme nga partia në pushtet.

“Është një rrjet që përfshin institucione shtetërore të abuzuara dhe figura të larta politike, me mbështetjen e mercenarëve të huaj të paguar me para në dorë. Prania e falsifikimit është prova më e mirë se qeveria është nervoze dhe humbëse”, thuhet në reagimin e partisë opozitare.

Në mesin e nxitësve dhe mercenarëve që pretendojnë se janë përgjegjës për këto dokumente nga VMRO-DPMNE-ja, theksojnë, siç thonë ata, ndërmjetësin izraelit Asaf Eisin, i cili punon për LSDM-në, pasi paraprakisht kishte ardhur në partinë opozitare me ofertë për të krijuar të ljme ngjashme dhe dokumente të rreme, por e kanë dëbuar.

“Natyrisht, LSD dhe Kovaçevski e morën atë. Assaf nuk do t’i shpëtojë ata nga një humbje katastrofike. Por Asaf, Zeçeviq dhe Kovaçevski duhet të përgatiten të përgjigjen menjëherë pas ndryshimit të qeverisë”, tha VMRO-DPMNE.

Kështu tha dje edhe lideri i kësaj partie, Hristijan Mickoski, në fjalën e tij në tubimin para ndërtesës së Qeverisë.

“Burimi i një lajmi të tillë është një ndërmjetës dhe kontraktor ballkanik me origjinë izraelite që është paguar shtrenjtë me paratë e vjedhura nga tenderat që kanë ngritur. Ai ndërmjetës është i njohur për trillime të tilla, falsifikime dhe përhapje të lajmeve të rreme. E them këtë që edhe Kovaçevski ta dijë se para se të shkonte tek ai, i njëjti njeri ka qenë tek unë dhe ka ofruar të bëjë dokumente të falsifikuara për qeverinë që do t’ia shesim publikut si skandale të mëdha. Mesazhi im për këtë ndërmjetës ishte i qartë, unë hyra në politikë për të ndërtuar dhe rregulluar, jo për të shkatërruar e prishur gjërat apo për të bërë një fushatë të zezë”, tha Mickoski, duke shtuar se e përzuri nga zyra e tij aq fort sa humbi daljen.

Ai i ka dërguar mesazh liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevskit dhe kandidatit për president, Stevo Pendarovskit, të mbështetur nga kjo parti, se falsifikimi është krim dhe për disa javë të dy nuk do të jenë në detyrë dhe nukdo të mund të fshihen pas imunitetit që kanë.

Partia Socialdemokrate e Maqedonisë pardje ka publikuar dokumente për të cilat pretendon se VMRO-DPMNE ka bërë plan operativ për vendosjen e sondazheve të rreme për rejtingun e politikanëve dhe partive të publikuara në programin “Objektiv” të Radio-Televizioni të Maqedonisë (RTM) në periudhën e kaluar. FLAKA

BURIMI: 360 Gradë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 20:57