”Nga Prekazi në Veri”, të rinjtë Adem dhe Hamëz Jashari vizitojnë veriun e Kosovës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 21:43

”Nga Prekazi në Veri”, të rinjtë Adem dhe Hamëz Jashari vizitojnë veriun e Kosovës

Dy të rinjtë e familjes Jashari të cilët gëzojnë emrat e komandatëve legjedar të UÇK-së, Adem dhe Hamëz Jashari sot kanë vizituar pjesën veriore të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur, Hamëz Jashari i cili në Facebook ka publikuar disa fotografi.

”Nga Prekazi në Veri! Shetitje e lirë dhe krejt e zakonshme në veri të Kosovës bashkë me Ademin, duke qenë mirënjohës ndaj historisë dhe heronjëve që mbrojtën me gjak edhe këtë pjesë të veçantë të Kosovës.

Policët Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku janë ata që kurorëzuan çlirimin e plotë të kësaj pjese të jashtëzakonshme të vendit. Të fala nga Veriu”, ka shkruar Hamëza.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 21:43