Pendarovski: Vetting i plotë i gjykatësve dhe prokurorëve, por edhe i të gjithë politikanëve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 20:33

Pendarovski: Vetting i plotë i gjykatësve dhe prokurorëve, por edhe i të gjithë politikanëve

Në ditën e dytë të karvanit, kandidati për president Stevo Pendarovski iu drejtua qytetarëve të Probishtipit, nga të cilët sërish kërkoi mbështetjen e tyre më 24 prill dhe 8 maj, përcjell FLAKA.

Duke theksuar se në pesë vitet e fundit atë që ka premtuar dhe realizuar deri në fund, Pendarovski ka theksuar se ai ka qenë, është dhe do të jetë president i të gjithëve.

“Nuk ka asnjë qytetar që ka dashur të më shohë, të flasë me mua dhe unë nuk e kam pritur. Nuk ka asnjë person që më ka kërkuar ndihmë dhe nuk jam përpjekur me të gjitha mundësitë për ta ndihmuar. Dhe nuk ka asnjë qytetar, person në vendin tonë që mund të thotë se e kam degraduar, se e kam diskriminuar, se e kam poshtëruar, se e kam sharë vetëm se nuk është nga kjo strukturë politike, thjesht sepse ai nuk është maqedonas, apo i ndonjë besimi”, theksoi Pendarovski.

Për premtimet e rrejshme të opozitës, Pendarovski tha se qytetarët nuk guxojnë t’u besojnë politikanëve, pikëpamjet e të cilëve ndryshojnë varësisht nëse i thonë publikisht apo prapa kamerave televizive.

Ai shtoi se zyrtarët e opozitës thonë “kurrë Veriu”, por kanë marrë paga të larta zyrtare nga Maqedonia e Veriut për pesë vite me radhë si deputetë, si kryetarë komunash, si këshilltarë lokalë.

Duke folur për gabimet e mëparshme të grupit qeverisës, Pendarovski ndau me qytetarët e Probishtipit idenë e vettingut të plotë të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe të gjithë politikanëve.

“Lidhur me sloganin kryesor “S’ka drejtësi, s’ka qetësi”, është e drejtë të thuhet se ne u ndalëm në gjysmë të rrugës. Prandaj propozoj dhe të gjithë ata që më mbështesin janë dakord me atë propozim, që menjëherë pas zgjedhjeve, pasi të kemi besimin tuaj, të bëjmë një vetting të plotë, të thellë gjithëpërfshirës të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve, por edhe të gjithë politikanëve që kërkojnë besimin tuaj”, përfundoi Pendarovski. FLAKA

49
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 20:33

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Pse dushi me ujë të ftohtë është më shumë se thjesht zgjuese

Rregullat e arta të mëngjesit për të humbur peshë dhe për një metabolizëm më të shpejtë

Pesë zakone të thjeshta për të përmirësuar shëndetin në përditshmëri

Ngjarja në Parkun Kombëtar “Mali Sharr” merr kthesë: Drejtori mohon lëndime të punonjësve

Trump kërcënon Iranin: “Do ta fshij nga faqja e dheut”

Sot është Dita Ndërkombëtare e Përqafimit – dhuro një përqafim dhe përmirëso shëndetin

Ngrohtësi për Ukrainën – Fushatë e Përbashkët Solidariteti

Japonia rinis reaktorin bërthamor më të madh pas 15 vitesh

Netflix rishikon ofertën për Warner Bros.: 72 miliardë dollarë vetëm me para të gatshme

Salmoni: Ushqimi i shëndetshëm që mbron zemrën, trurin dhe lëkurën

Vetëm 10 minuta ecje në ditë mund të shtojnë një vit jetë

Funksioni i ri i Google Maps e bën parkimin më të lehtë se kurrë

Jude Bellingham barazon Zidane në golat e Champions League për Real Madrid

Barcelona humb dy sulmues titullar për ndeshjen ndaj Slavia Prague

Histori: Arsenal fiton 7/7 ndeshjet e Champions League për herë të parë

Vinicius Jr siguron të ardhmen te Real Madrid: “Dua të qëndroj këtu për shumë kohë”

Shok për Evertonin: Jack Grealish jashtë për 3 muaj pas frakturës në këmbë

Mes lotësh, Ter Stegen i thotë lamtumirë Barcelonës: Gjermani huazohet te Girona

Mbappé barazon Ronaldon “Fenomeno”, arrin 414 gola në karrierë

Ligji kundër duhanit në fazë konsultimi, gastronomët kundërshtojnë

49
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?