Një shtetas i Maqedonisë gjendet i vdekur në St. Galen të Zvicrës

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Prill, 2024 18:00

Një shtetas i Maqedonisë gjendet i vdekur në St. Galen të Zvicrës

Të enjten në mëngjes, një trup i pajetë është zbuluar në stacionin e trenit St. Fiden në St. Gallen.

Shkaku i vdekjes është i paqartë. Mëngjesin e së enjtes, policia e qytetit St. Gallen gjeti një person të pajetë në tokë në stacionin e trenit St. Fiden.

Sipas një deklarate, i ndjeri ishte një 44-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, pa adresë të përhershme, informon portali Shtegu.

Shkaku i vdekjes është i paqartë, shkruan policia kantonale në një deklaratë.

Një zëdhënës i policisë shpjegoi me kërkesë të agjencisë së lajmeve Keystone-SDA se nuk bëhej fjalë për një vrasje dhe as një vetëvrasje. Prokuroria Publike në Kantonin St. Gallen ka urdhëruar autopsinë e trupit.

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Prill, 2024 18:00